Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me këta numra garojnë subjektet politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105. Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim…

Lajme

04/09/2025 12:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës do të garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin ka numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Partia Socialdemokrate garon me numrin 149.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

IRDK garon në zgjedhje lokale me numrin 162.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor.