Zgjedhjet lokale po afrohen: 948 Qendra të Votimit të gatshme në gjithë Kosovën
Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 12 tetor dhe organizimi për këtë proces është në fazën përfundimtare. Sipas të dhënave zyrtare, në mbarë vendin do të hapen gjithsej 948 Qendra të Votimit, në të cilat do të funksionojnë 2,625 vendvotime, transmeton lajmi.net. Nga këto, 910 qendra do të jenë të dedikuara…

Lajme
Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 12 tetor dhe organizimi për këtë proces është në fazën përfundimtare.
Sipas të dhënave zyrtare, në mbarë vendin do të hapen gjithsej 948 Qendra të Votimit, në të cilat do të funksionojnë 2,625 vendvotime, transmeton lajmi.net.
Nga këto, 910 qendra do të jenë të dedikuara për votimin e rregullt, me një total prej 2,571 vendvotimesh.
Ndërkohë, janë paraparë edhe 38 Qendra të Votimit me Kusht, nga një për secilën komunë, të cilat do të kenë gjithsej 54 vendvotime në dispozicion.
Qendrat për votim me kusht janë të destinuara për qytetarët që nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të rregullt.
Megjithatë, votimi me kusht mund të realizohet vetëm brenda komunës ku votuesi është i regjistruar në listën votuese.
Kjo nënkupton se çdo komunë do të ketë vetëm një qendër të tillë për votuesit që përmbushin kriteret për votim me kusht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike janë drejt përfundimit, ndërkohë që fushata zgjedhore është duke vijuar në prag të ditës së votimit./lajmi.net/