Zgjedhjet lokale | Kandidatët burra dominojnë fushatën dixhitale: Gratë shpenzojnë 9 herë më pak në reklama në rrjete sociale
Pabarazia gjinore po reflektohet dukshëm edhe në fushatën dixhitale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), kandidatët burra për kryetarë komunash kanë shpenzuar ndjeshëm më shumë në reklama të sponsorizuara në rrjete sociale sesa kundërkandidatët e tyre gra,…

Lajme
Pabarazia gjinore po reflektohet dukshëm edhe në fushatën dixhitale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), kandidatët burra për kryetarë komunash kanë shpenzuar ndjeshëm më shumë në reklama të sponsorizuara në rrjete sociale sesa kundërkandidatët e tyre gra, transmeton lajmi.net.
Gjatë dy javëve të para të fushatës zgjedhore, kandidatët burra kanë shpenzuar gjithsej 22 mijë euro, ndërsa kandidatet gra vetëm 3 mijë euro. Kjo përfaqëson një dallim të madh në përqindje: 90% e shpenzimeve të përgjithshme janë bërë nga burrat dhe vetëm 10% nga gratë.
Kjo pabarazi financiare në fushatën dixhitale nënvizon edhe më tej vështirësitë strukturore me të cilat përballen gratë në garën politike, përfshirë qasjen më të kufizuar në burime dhe përkrahje financiare.
IKD ka ngritur shqetësimin se mungesa e barazisë në paraqitjen dixhitale mund të ndikojë drejtpërdrejt në dukshmërinë e kandidateve gra dhe për rrjedhojë në suksesin e tyre zgjedhor./lajmi.net/