Zgjedhjet lokale, Cakolli: Konsultimet për zgjedhjet lokale mund të nisnin më herët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tashmë i ka ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, lidhur me këtë ka reaguar hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Cakolli ka thënë se edhe pse kjo është brenda afatit ligjor,…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tashmë i ka ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, lidhur me këtë ka reaguar hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Cakolli ka thënë se edhe pse kjo është brenda afatit ligjor, procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët.
“Prej muajsh për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion”, ka shkruar ai.
Siç tregon Cakolli tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet lokale.
“Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet lokale”, thekson Cakolli. /Lajmi.net/