Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV-në

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se lidhur me zgjedhjet lokale ai ka zhvilluar komunikime me liderët e partive të ish-opozitës, si me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Haradinaj është shprehur se ata si parti janë…

Lajme

16/10/2025 15:31

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se lidhur me zgjedhjet lokale ai ka zhvilluar komunikime me liderët e partive të ish-opozitës, si me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, dhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Haradinaj është shprehur se ata si parti janë të hapur për të diskutuar për komunat ku ata s’janë në garë, dhe se mbetet të shihet se si do të bashkëpunojnë mes vete.

‘‘Jemi të hapur për të diskutu situatën me komuna tjera, ku ne nuk jemi në garë. Fillimisht kam zhvillu komunikim me kryetarët e partive opozitare, në këtë rast zotin Krasniq, zotin Abdixhiku. Të shohim si do bashkëpunojmë si do të bashkëveprojmë’’, ka thënë ai për IndeksOline.

I pari i AAK-së ka potencuar se mundësitë e një bashkëpunimi me VV-në në nivel komunal po ashtu janë të hapura, dhe se, ata respektojnë vendimet e degëve.

‘‘Ne kemi një traditë, që edhe degët marrin vendime. E po ashtu vazhdon ajo traditë. Në rast se dega e ka interes, ose qëllim edhe me VV-në, në nivel komunal ne nuk e prishim. Po aty ku nuk garojmë njëri kundër tjetrit, ka interes me bashkëpunu, nga të gjithë ne, pra edhe nga unë edhe nga kryetarët. Kemi pas edhe në të kalumen bashkëqeverisje me VV-në në nivel komunal në Kamenicë dhe Podujevë, pra ne nuk ju ndërhyjmë në këtë marrëdhënie, ato marrëdhënie e nivelit komunal, janë diçka që i kemi respektu edhe në të kaluarën. Nuk jemi shkaktar të fitores së VV-së, pra VV ka fitu vetë, kryetarët kanë fitu vetë. Na ne nuk e ndryshojmë më gjendjen, nuk jemi ata që ia japim fitoren VV-së, në këtë rast. Kryetarët e VV-së në këto komuna kanë fitu, por për asamble kanë nevojë për shumicë dhe kemi bashkëqeverisë edhe në të kaluarën’’, ka theksuar ai.

Në fund, Haradinaj ka deklaruar se ata nuk kanë sugjerime që të mbështetet VV-ja, porse, si mundësi është hapur pasi degët i kanë këto të drejta në AAK.

‘’Në çështjen balotazhit, kur është i VV-së me një të opozitës, është pak e ndishme me u thanë të drejtën. Edhe kur s’janë me në garë me ne por me PDK-në ose LDK-në, është e ndishme. Nuk u bëjmë sugjerim që me shku me VV-në, por e lajmë të hapur po ashtu se dega i ka këto të drejta të ne’’, ka përfunduar ai.