Zgjedhjet 2025 – Përditësohen rezultatet nga numërimi i mbi 40% të votave me postë

Procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2025 po vazhdon në Qendrën e Numërimit të Votave. Deri tani janë përpunuar 40.22% e votave të dërguara me postë. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me një përqindje të lartë prej 71.15%, duke siguruar gjithsej 7,361 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja…

Lajme

04/01/2026 15:50

Procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2025 po vazhdon në Qendrën e Numërimit të Votave. Deri tani janë përpunuar 40.22% e votave të dërguara me postë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me një përqindje të lartë prej 71.15%, duke siguruar gjithsej 7,361 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.43% (1,079 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ndodhet e treta me 8.81% (911 vota).

Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 6.53% të votave (676 vota), ndërsa partitë më të vogla shënojnë: Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me 1.26% (130 vota) dhe PSA me 0.50% (52 vota).

Edhe pse numërimi i votave me postë është ende në proces, LVV po ruan një epërsi të dukshme.

Autoritetet zgjedhore paralajmërojnë se të dhënat mund të ndryshojnë ndërsa procesi i numërimit vazhdon. /Lajmi.net/