Zgjaten kolonat e shtohen pritjet, deri në një orë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata janë te dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova. Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, kanë vazhduar të…
Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata janë te dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova.
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, kanë vazhduar të të jenë të gjata edhe mëngjesin e sotëm.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar më së shumti pritje ka në dalje, në pikën kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, ku ato zgjasin deri në 60 minuta. Pritje ka gjithashtu edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet, mëngjesin e sotme, zgjasin nga 15 deri në 20 minuta.
Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet sipas kësaj qendre nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta.