Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Zëvendësi i Hotit kërkon konsensus për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

9:13 | 17 Shtator 2020

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka folur për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, para se i njëjti sot të vendoset në votim në Kuvendin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ndonëse ligji nuk është zgjidhje për të njëjtat efekte negative të pandemisë, ai i ka anët e veta shumë pozitive, të cilat i dalin në ndihmë qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Tutje, sipas tij në këtë rast duhet të ketë konsensus politik, në atë formë që shoqëria dhe qytetarët të ndjejnë një siguri më të madhe.

Postimi i plotë:

Të nderuar deputet të Kuvendit,

Duke e ditur se jemi duke u përballur me një vit sfidues, pandemia ka afektuar pothuaj secilin dimension të jetës publike, sociale e qytetare. Si për çdo gjendje sfiduese, aty ku ka konsensus politik në vendimmarrje, aty shoqëria, qytetarët, publiku, e ndjejnë një siguri më të madhe.

Andaj nuk them se Projektligji per Rimekembje Ekonomike, është zgjidhje për të gjjtha efektet negative me te cilat po përballemi, mirëpo më duhet të theksoj se Projeligj:

Është forma më e mirë e rifreskimit ekonomik;

Siguron mjete financiare, kur shumë operator ekonomik janë në mungesë të tyre;

Rritë fuqinë blerëse, e me këtë mbështet edhe mirëqenien;

Përkrah disa dimensione të ndjeshme, siç është ndërmarrësia;

Siguron vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në realizimin e planeve, projekteve, e me këtë edhe një shteg për bizneset sektoriale, të cilat mund të dekurajohen dhe ulin caqet e tyre, duke ulur edhe performancën dhe përfshirjen.

Gjithashtu ky projektligj përkrah kategori të veçanta, të cilat janë të prekura skajshmërisht.

Pra, ju ftoj që sot të veprojmë shpejtë, të përfshijmë propozimet, t’i harmonizojmë ato, dhe të marrim vendime.

Jam i bindur se nëse nuk e bëjmë këtë shpejtë dhe si duhet, pagat që i marim në kohë pandemie, do të mund të cilesohen si “dëm” ekonomik!

Faleminderit për vëmendjen tuaj. /Lajmi.net/