Zemaj: Votova kundër pasi u vonua dëshmia për dorëheqjen kryeministrit dhe ministrave
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, njëherësh i caktuar në Komisionin për verifikim të mandateve, tha se votoi kundër raportit për shkak se e morën me vonesë dokumentacionin për dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave. “Nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, njëherësh i caktuar në Komisionin për verifikim të mandateve, tha se votoi kundër raportit për shkak se e morën me vonesë dokumentacionin për dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.
“Nuk është shpërndarë dokumentacioni me kohë sa i përket aktit të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave të cilët janë zgjedhur si deputetë”, deklaroi Zemaj.
Zemaj tha se nuk përkrahën raportin e Komisionit pasi sic tha ai, ekzistonte rreziku se ish-kryeministri Albin Kurti, do të mund të kthej sërish në zyrën e kryeministrit në objektin e Qeverisë.
Kjo sipas Zemajt do të paraqiste shkelje kushtetuese.