Zemaj për skandalin mes Mujkës e Rizvanollit: Mos lejoni që fati i fëmijëve tuaj të varet nga njerëz që nuk njohin vlera

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 17, Armend Zemaj ka reaguar pas publikimit të skandalit mes kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që mos të lejojnë që fati i fëmijëve të varet nga njerëz që nuk njohin vlera, transmeton lajmi.net. Postimi i…

Lajme

18/12/2025 19:26

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 17, Armend Zemaj ka reaguar pas publikimit të skandalit mes kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që mos të lejojnë që fati i fëmijëve të varet nga njerëz që nuk njohin vlera, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë: 
Skandali nga komunikimet e publikuara ndërmjet Faruk Mujkës, ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësueses së Vetëvendosjes, Dejona Mihaili, dëshmojnë qartë se konkursi për kryeshef të Ibër-Lepencit ishte vetëm një formalitet.
E gjithë Kosova u bë dëshmitare se si janë emëruar militantë partiakë në pozita kyçe shtetërore dhe se si janë eliminuar profesionistë me përgatitje të lartë, integritet moral dhe vlera patriotike.
Sot, nga Rahoveci, ju themi qytetarë të Kosovës: mos lejoni që fati i fëmijëve tuaj të varet nga njerëz që nuk njohin vlera, nuk respektojnë ligjin dhe nuk duan institucione kredibile e të pavarura.
Kosova ka nevojë për shtet ligjor, meritokraci dhe institucione të forta, andaj zgjidhni shpresën, zgjidhni LDK-në.
LDK 123
Zemaj 17./lajmi.net/