Zemaj për Faruk Mujkën: E njoh si njeri që ishte anëtar në partinë e gruas së Millosheviqit, dhe si dikush që iu janë gjetur mijëra euro cash ndër jastak

Kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj në një intervistë për media, ka folur për bisedat mes Artane Rizvanollit dhe Dejona Mihailit me Faruk Mujkën, me qëllim emërimin e këtij të fundit si kryeshef në dërmarjren publike Ibër Lepenci. Ai ka thënë për LVV-në se këta njerëz kanë qëllim kapjen e institucioneve të pavarura, që…

Lajme

18/12/2025 13:01

Kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj në një intervistë për media, ka folur për bisedat mes Artane Rizvanollit dhe Dejona Mihailit me Faruk Mujkën, me qëllim emërimin e këtij të fundit si kryeshef në dërmarjren publike Ibër Lepenci.

Ai ka thënë për LVV-në se këta njerëz kanë qëllim kapjen e institucioneve të pavarura, që nga bordet e deri te organet e drejtësisë.

“A e kanë realizuar këtë qëllim? Në masë të madhe po. E kanë mbajtur pjesën tjetër peng dhe presion? Po, sepse mbi 70% të pozitave ekzekutive janë me ushtrues detyre, dhe kjo është njësoj sikur të mbash pezull dinamikën e punëve por edhe pezull personin i cili duhet t’i nënshtroht vendimeve nga frika e largimit ose heqjes nga ajo pozitë.”, ka thënë Zemaj.

Ai ka treguar se si e njeh Faruk Mujkën.

“Këtë person unë e njoh dhe e kujtoj për dy gjana. E njoh si njeri i cili përflitet që ka qenë anëtar i partisë së Mira Markoviqit, gruas së Slobodan Millosheviqit, e cila nuk është demantuar asnjëherë. E dyta, një person i cili është arrestu nga organet e ndjekjes në Kosovë dhe të cilit iu kanë gjetur mijëra euro cash ndër jastak, siç thotë populli”, ka shtuar Zemaj.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se financohen nga paratë e pista.

“Dhe kur e kemi thënë ne në vazhdimësi se Lëvizja Vetëvendosje financohet nga paratë e pista dhe sigurisht është e ndikur nga këta lloj individësh, atëherë këtyre iu është dasht t’i ofrohet mundësi të privilegjeve në pushtet. Ky është vetëm njëri nga këta.  Në këto organe të pavarura të Kosovës, duke filluar nga bordet, sepse e njëjta gjendje është edhe në Bordin e ZRrE-së, që kemi pas ne publikisht deklarime kundër atyre personave mbi vendimet në përkrahje të mafisë energjetike, të cilat janë ndërmarrë nga këta njerëz. Dhe të mos flasim edhe për bordet e tjera, siç është edhe bordi i RTK-së, për të kapur mediumin publik dhe për ta shndërruar në instrument të pushtetit, sikur në vendet me ideologji totalitariste”, ka shtuar Zemaj. /Lajmi.net/

Video e plotë: