Zemaj kritikon qeverinë: Mungesa e ilaçeve dhe materialeve ka emër dhe mbiemër

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ashpër për gjendjen e ilaçeve dhe materialeve mjekësore në spitalet e vendit. Përmes një postimi në Facebook, ai ua lë përgjegjësinë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton lajmi.net. Sipas Zemajt, sistemi shëndetësor është “i kapur nga…

Lajme

13/11/2025 19:58

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ashpër për gjendjen e ilaçeve dhe materialeve mjekësore në spitalet e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ua lë përgjegjësinë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton lajmi.net.

Sipas Zemajt, sistemi shëndetësor është “i kapur nga një kompani farmaceutike”, duke rezultuar në një seri skandalesh dhe abuzimesh që kanë vazhduar që nga fillimi i kësaj qeverie.

“Mungesa e ilaçeve dhe e materialeve të tjera ka emër e mbiemër. Kjo qeveri në ikje veç një detyrë e ka kryer siç duhet, por atë, në kurriz të pacientit dhe qytetarit të varfër,” shkruan Zemaj.

Deputeti e quan situatën të papranueshme dhe një shembull të dështimit të udhëheqjes aktuale të sistemit shëndetësor, duke i bërë thirrje qeverisë të reagojë dhe të sigurojë furnizim të mjaftueshëm për qytetarët.

Postimi i plotë: 

Një kompani farmaceutike e ka kapur sistemin shëndetësor në vend, nga Albin Kurti e deri te Arben Vitia.
Prandaj, çdo ditë që nga fillimi i kësaj qeverie kanë rrjedhur skandal pas skandali, hajni pas hajnie. Mungesa e ilaçeve dhe e materialeve të tjera ka emër e mbiemër.
Kjo qeveri në ikje veç një detyrë e ka kryer siç duhet, por atë, në kurriz të pacientit dhe qytetarit të varfër./lajmi.net/