Zemaj konfirmon bisedimet me Nismën – U bënë thirrje mërgatës që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar

Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për media, ku edhe u konfirmuar se po zhvillohen bisedimet parimore me kreun e Nismas, Fatmir Limaj. “Ka pasur bisedime parimore, nuk them që nuk ka pasur edhe teknike, por janë në përmbajtjen e asaj që ka thënë vet kryetari i LDK-së, pas takimit…

Lajme

26/11/2025 14:30

Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për media, ku edhe u konfirmuar se po zhvillohen bisedimet parimore me kreun e Nismas, Fatmir Limaj.

“Ka pasur bisedime parimore, nuk them që nuk ka pasur edhe teknike, por janë në përmbajtjen e asaj që ka thënë vet kryetari i LDK-së, pas takimit të kryesisë”, u shpreh Zemaj.

Tutje ai ka thënë se 30 nëntori si data e fundit nga KQZ, për koalicione nuk do të vlejë edhe brenda LDK-së, pasi kjo datë sipas tij për këtë parti do të vlejë deri më 7 dhjetor.

“Sa i përket datës për koalicion për ne vlen deri më 7 jo deri më 30 nëntor”, ka thënë Zemaj.

Zemaj u pyet edhe për buxhetin e RTK-së, punëtorët e së cilës tash e tre muaj vazhdojnë të jenë pa paga, me ç’rast ai ka thënë se ka mundësi që të ketë huamarrje.

“VV-ja, përmes bordit ka vendos njerëz që janë mlilitant të kësaj partie dhe sot e udhëheqin RTK-në, dhe kjo ka qenë fatkeqësi edhe RTK-në edhe pavarinë editoriale, ku ka bërë që ky televizon të ketë edhe anëshmëri, probleme me financimin”, ka deklaruar Zemaj.

Zemja mes tjerash ka folur edhe për mërgatën të cilët i ka ftuar që të që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“LDK e mirëpret këtë proces dhe e vlerëson si pjesë të pandashme të funksionimit të një demokracie transparente dhe gjithëpërfshirëse. Të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe që nuk kanë mundësi të jenë në Kosovë në ditën e zgjedhjeve i ftojmë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Zëri i tyre ka vlerë, vota e tyre ka peshë dhe pjesëmarrja e tyre është e domosdoshme për të ardhmen e vendit tonë. Fatkeqësisht këto ditë jemi dëshmitar të përpjekjeve për të ushtruar presion dhe ndikim politik mbi procesin e votimit të mërgatës duke u përpjekur që të pengohet miratimi i buxhetit të domosdoshëm për administrimin e këtij procesi. Ne i bëjmë thirrje VV-së që të qëndrojë larg çdo tentative për ndërhyrje në këtë proces, preson apo bllokim qoftë përmes postës, qoftë përmes votimit në konsullata apo ambasada. Procesi i votimit të mërgatës është proces i shtetit e jo i partive politike, respektimi i tij është obligim institucional dhe jo opsion politik. Mërgata e Kosovës ka qenë gjithmonë shtylla e proceseve tona shtetndërtuese, në ditët më të vështira mërgata ishte krah nesh, në momentet më vendimtare ishte zëri i arsyeshëm dhe i vendosur për të mirën e vendit tonë”, tha Zemaj. /Lajmi.net/