Zemaj: Ka tentativë për të kapur kuvendin- LDK nuk ndryshon qëndrim, as në seancë as tek presidentja

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj deklaroi se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se këtë qëndrim e kanë edhe në seancë edhe në takim me presidenten me Vjosa Osmani. “Është me rëndësi që pa marrëveshje politike nuk ka as zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, as Qeverisë. Qëndrimi i LDK-së është i qartë, edhe…

Lajme

15/05/2025 10:23

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj deklaroi se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se këtë qëndrim e kanë edhe në seancë edhe në takim me presidenten me Vjosa Osmani.

“Është me rëndësi që pa marrëveshje politike nuk ka as zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, as Qeverisë. Qëndrimi i LDK-së është i qartë, edhe tek presidentja dhe në seancën plenare, ne kemi ofruar një zgjidhje”, tha ai.

“Konsultime të ndryshme për formimin e Kosovës. Qëndrimi i LDK-së është i qartë edhe tek presidentja dhe në seancë. Ne kemi ofruar një zgjidhje që është domosdoshme edhe pse kalimtare, për të kaluar ngërçin politik dhe për t’i ofruar Kosovës institucione. Tashmë e dini se ka një tentativë për të kapur kuvendin. Vazhdimisht ka dalje të jashtë kontrollit të çmimeve, të barnave e të gjithçkaje”,tha Zemaj, transmeton lajmi.net.

AI theksoi se LDK-ja ka dhënë tashmë një propozim për zgjidhje, e që është në interes të qytetarëve.

“Dhe ka përgjegjësi partia e parë të zgjidhjes së situatës në Kosovë. LDK nuk është në atë situatë ku një zgjidhje kompromis, ne kemi ofruar zgjidhje që është në interes të qytetarëve dhe të krijimit të instucioneve, nëse do të ishte për kompromis do të flisnim për pozita subjektive. Zgjedhjet e fundit e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar Vetëvendosje që siç duket askush s’do të bashkëpunojë me ta”./Lajmi.net/