Zemaj flet për anulimin e Udhëzimit Administrativ për çmimin e barnave: Nuk e anulova për shkak të presionit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për vendimin që mori për shfuqizimin e vendimit administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, të cilin e anuloi.

Lajme

05/08/2020 21:39

Ai ka treguar pse e anuloi vendimin rreth shitjes së barnave në vendin tonë, për çka u kritikua me të madhe.

“E anulova vendimin sepse nuk gjeta mbështetje tek Oda e Farmacistëve. Anulimi i këtij vendimi tregon se mbete në fuqi udhëzimi administrativ”.

Zemaj ka mohuar se anulimi i vendimit ka ardhur pas presionit nga publiku.

“Unë iu nënshtrona vetëm presioneve të Qeverisë. Sa për presione e shantazhe, krejt bota të çohej, se nuk e kisha anuluar”, tha ai në RTV Dukagjini.