Zemaj e quan uzurpator Kurtin: VV-ja e njeh vetëm dashurinë për pushtet

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, teksa u deklarua sot para mediave e ka quajtur uzurpator Albin Kurtin. Ai pak para se të hynte brenda në Kuvend tha se VV-ja nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm dashurinë për pushtetin. “VV-ja nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm pushtetin. Ne duhet të…

Lajme

01/07/2025 10:47

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, teksa u deklarua sot para mediave e ka quajtur uzurpator Albin Kurtin.

Ai pak para se të hynte brenda në Kuvend tha se VV-ja nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm dashurinë për pushtetin.

“VV-ja nuk i njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por vetëm pushtetin. Ne duhet të gjejmë rrugë demokratike. Nuk ka vullnet në formën që e imponon Kushtetuta, rregullorja e punës së Kuvendit. Ardhja e 40-të tregon që uzurpatori i ndërtesës që është përballë, është dëshira që ai të qëndrojë në atë ndërtesë”, tha ai. /Lajmi.net/