“Zemaj duhet të largohet”

Ish-zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit profesori universitar, Flamur Maloku, ka hedhur akuza në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lajme

05/07/2020 19:03

Maloku përmes një postimi në Facebook shkruan se Zemaj nuk është personi i duhur për të qenë në krye të MSH-së dhe duhet të largohet.

Postimi i tij:

Armend Zemaj tash edhe ti po e sheh që nuk je për këtë punë.

12 vdekje për një vikend. A ka përgjegjësi nga ti? Dyshoj se, një jurist, që në kohë pandemie, merr drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka vetëbesim irracional, që nënkupton ka veprim joprofesional.

Ky joprofesionalizëm po hetohet çdo ditë. S’ka menaxhim të pandemisë, sepse s’ka dije për këtë.

Nuk ka! Lëre këtë punë, se mjaft e fundose këtë shoqëri, e të mos fundoset edhe më.