Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se kishte folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Ai shtoi se me të parin e NATO-s kishin diskutuar hapat e përbashkët dhe nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë për të siguruar “një paqe të drejtë”. “Është e rëndësishme që të gjitha vendimet…

Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se kishte folur në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Ai shtoi se me të parin e NATO-s kishin diskutuar hapat e përbashkët dhe nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë për të siguruar “një paqe të drejtë”.
“Është e rëndësishme që të gjitha vendimet të koordinohen. Atëherë sanksionet do të funksionojnë”.
“Pa presion mbi Moskën, një paqe e drejtë nuk mund të arrihet. Të gjithë e kuptojnë këtë”, tha Zelensky në Telegram, shkruan Reuters.