Zelensky reagon sërish pas përplasjes me Trump: “Kemi lidhje historike me SHBA”

Një ditë pas takimit të tensionuar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka shpërndarë intervistën e dhënë në FoxNews pas debatit, Zelensky ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Ukraina ka marrë nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë ai ka theksuar gjithashtu…

Bota

01/03/2025 16:22

Një ditë pas takimit të tensionuar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale.

Teksa ka shpërndarë intervistën e dhënë në FoxNews pas debatit, Zelensky ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Ukraina ka marrë nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë ai ka theksuar gjithashtu nevojën për një angazhim më të fortë të SHBA-së në mbështetje të vendit të tij.

Ai falënderoi gjithashtu Trump dhe Kongresin amerikan për ndihmën që kanë ofruar, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë “jetike për ta ndihmuar Ukrainën të mbijetojë.”

“Jam mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tyre, e cila ka qenë jetike për të mbijetuar,” shkroi Zelenskyy në “X”.

“Por është e rëndësishme që të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar qëllimet tona të përbashkëta,” shtoi ai.

Në postimet e tij të tjera, Zelensky falënderoi popullin amerikan për ndihmën që ka ofruar, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis dy kombeve. Ai theksoi se marrëdhënia mes Ukrainës dhe SHBA-së nuk është thjesht një lidhje mes dy liderëve, por një lidhje historike dhe e fortë mes popujve.

“Populli amerikan ndihmoi në shpëtimin e popullit tonë. Njeriu dhe të drejtat e njeriut janë të parat. Ne jemi vërtet mirënjohës. Ne duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj se do t’i kemi”, shkroi Zelensky.