Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia dëshiron që lufta të vazhdojë, derisa ka paralajmëruar se shtatori mund të sjellë shumë ndryshime. Në një video adresim, ai ka thënë se agjencitë e inteligjencës ukrainase dhe aleate po marrin sinjale se presidenti rus, Vladimir Putin është i vendosur të vazhdojë luftën “Ne kemi nevojë…
Bota
Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia dëshiron që lufta të vazhdojë, derisa ka paralajmëruar se shtatori mund të sjellë shumë ndryshime.
Në një video adresim, ai ka thënë se agjencitë e inteligjencës ukrainase dhe aleate po marrin sinjale se presidenti rus, Vladimir Putin është i vendosur të vazhdojë luftën
“Ne kemi nevojë që Putini dhe Moska të kenë mendësinë për t’i dhënë fund luftës, jo për të vazhduar luftën”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se dëshira e Putinit për vazhdimin e luftës vjen pavarësisht se shumica e rusëve janë për ndalimin e konfliktit.
“Do të shohim se çfarë mund të arrijnë të dërguarit e Presidentit të SHBA-së. Shtatori mund të ndryshojë shumë, dhe së bashku me partnerët tanë, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur jetët dhe për të arritur paqen.”, ka thënë Zelensky.