Zelensky në Pragë, thotë se armëpushimi mund të zbatohet në çdo moment
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se një armëpushim me Rusinë në luftën e saj më shumë se trevjeçare ishte i mundur në çdo moment dhe u bëri thirrje aleatëve të Kievit të ushtrojnë presion më të madh mbi Moskën për të vënë në funksion masën. Zelensky, duke folur në një konferencë të përbashkët…

Bota
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se një armëpushim me Rusinë në luftën e saj më shumë se trevjeçare ishte i mundur në çdo moment dhe u bëri thirrje aleatëve të Kievit të ushtrojnë presion më të madh mbi Moskën për të vënë në funksion masën.
Zelensky, duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Pragë së bashku me presidentin çek Petr Pavel, tha se nëse nuk ushtrohet presion i shtuar, udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk do të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund konfliktit.
“Ne besojmë se pa presion të shtuar, Rusia nuk do të ndërmarrë hapa të vërtetë praktikë për t’i dhënë fund luftës. Sot shënohet dita e 54-të që Rusia ka injoruar edhe propozimin amerikan për të ndaluar plotësisht zjarrin”, u tha Zelensky gazetarëve.
“Ne besojmë se një armëpushim është i mundur në çdo moment, madje duke filluar që sot, dhe duhet të zgjasë të paktën 30 ditë për t’i dhënë diplomacisë një shans të vërtetë.”
Putin javën e kaluar shpalli një armëpushim tre-ditor gjatë 8-10 majit për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Zelenskiy tha se një masë e tillë është e pakuptimtë dhe në vend të kësaj ka bërë thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar për të paktën 30 ditë në përputhje me një propozim të SHBA-së të nisur në mars, shkruan Reuters.