Zelensky largohet nga Downing Street pas takimit me Starmer

Keir Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke theksuar se “ne qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”. Ai gjithashtu theksoi “vendosmërinë e palëkundur” të të gjithë partnerëve për të arritur paqen e qëndrueshme. Volodymyr Zelensky e falënderoi për mbështetjen e tij, ndërsa falënderoi edhe mbretin Charles që pranoi takimin e…

Bota

01/03/2025 20:13

Keir Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke theksuar se “ne qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”.

Ai gjithashtu theksoi “vendosmërinë e palëkundur” të të gjithë partnerëve për të arritur paqen e qëndrueshme.

Volodymyr Zelensky e falënderoi për mbështetjen e tij, ndërsa falënderoi edhe mbretin Charles që pranoi takimin e nesërm me të.

“Ne ndihemi me fat që kemi partnerë dhe miq të tillë,” vuri në dukje ai.

Zelensky pati një takim sot me kryeministrin e MB, ku iu ritheksua mbështetja, pas dështimit të bisedimeve një ditë më parë me Trump.

Keir Starmer zbriti në autokolonën e tij me Volodymyr Zelenksyy, duke e përqafuar përsëri përpara se të largohej.