Zelensky: Jemi gati për fundin e luftës si shkëmbim për hyrje në NATO

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në intervistën e parë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sugjeron se është i gatshëm t’i jep fund luftës me Rusinë në këmbim të anëtarësimit në NATO edhe nëse Moska zyrtare nuk i kthen menjëherë territoret e pushtuara ukrainase. Zelensky sugjeroi se një marrëveshje armëpushimi mund…

Bota

29/11/2024 21:43

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në intervistën e parë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sugjeron se është i gatshëm t’i jep fund luftës me Rusinë në këmbim të anëtarësimit në NATO edhe nëse Moska zyrtare nuk i kthen menjëherë territoret e pushtuara ukrainase.

Zelensky sugjeroi se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas i kontrolluar nga Kievi mund të sillet “nën ombrellën e NATO-s”, gjë që do ta lejonte të negocionte më vonë kthimin e pjesës tjetër të territorit “nëpërmjet kanaleve diplomatike”.

Gazetari i Sky News, Stuart Ramsay i kërkoi Zelensky të komentojë raportet e mediave se një nga planet e presidentit të sapo zgjedhur amerikan për t’i dhënë fund luftës mund të jetë që Kievi t’i dorëzojë Rusisë territorin e marrë nga ushtria ruse në këmbim të hyrjes së Ukrainës në NATO.

Zelensky tha më pas se anëtarësimi në NATO do të duhej t’u ofrohej pjesëve të pa pushtuara të vendit për t’i dhënë fund “fazës së nxehtë të luftës”, për sa kohë që vetë ftesa e NATO-s njeh kufijtë e njohur ndërkombëtarë të Ukrainës.

Ai dukej se pranonte se pjesët lindore të okupuara të vendit do të liheshin jashtë një marrëveshjeje të tillë për momentin, sipas Sky News.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, ne duhet të marrim territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë nën ombrellën e NATO-s. Ne duhet ta bëjmë atë shpejt. Sa i përket pjesës së okupuar të vendit, Ukraina më pas mund t’i kthejë ato në mënyrë diplomatike,” tha Zelensky, duke shtuar se “duhet një armëpushim për të garantuar se Putin nuk do të kthehet për të pushtuar më shumë territor ukrainas.”