​Zelensky dhe Trump bien dakord për të forcuar mbrojtjen ajrore

Telefonata zgjati 40 minuta. Kiev, ‘Biseda Zelensky-Trump e rëndësishme dhe domethënëse’. Moska: ‘Objektivat në Ukrainë të paarritshme me diplomaci’ Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump ranë dakord të “forcojnë mbrojtjen” e qiejve të Ukrainës, gjatë një bisede telefonike që u zhvillua sot midis të dyve. Donald Trump i…

Bota

04/07/2025 19:20

Telefonata zgjati 40 minuta. Kiev, ‘Biseda Zelensky-Trump e rëndësishme dhe domethënëse’. Moska: ‘Objektivat në Ukrainë të paarritshme me diplomaci’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump ranë dakord të “forcojnë mbrojtjen” e qiejve të Ukrainës, gjatë një bisede telefonike që u zhvillua sot midis të dyve.

Donald Trump i tha Volodymyr Zelesnky se Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë Ukrainën me mbrojtjen ajrore pas përshkallëzimit të sulmeve të Rusisë.

Axios raporton, duke cituar burime, se të dy udhëheqësit kanë rënë dakord për një takim midis ndihmësve të tyre për të diskutuar mbrojtjen ajrore dhe furnizimet e tjera me armë, shkruan ANSA.

“Trump tha se dëshiron të ndihmojë me mbrojtjen ajrore dhe se do të monitorojë se çfarë është ndaluar”, tha një burim, duke iu referuar pezullimit të dërgesave të disa municioneve dhe armëve në Kiev.