Zejet e famshme të Prishtinës momentalisht në prag të shuarjes
Zejet e famshme të kryeqytetit me te cilat identifikohej Prishtina tashmë janë duke u shuar.

Lajme
Behxheti, prej kur e nisi e deri tash që i ka 65 vjet nuk u ndal së punuari filigran, kjo nuk ishte as atëherë e nuk është as tash diçka e lehtë.
“Për me punu këtë zanat, duhet me pasë nerva, me i prit mirë myshteritë”, tha Behxheti.
Edhe Agron Uka që filloi të punoi si farkëtar thotë se nuk e pati lehtë.
Ai ka frikë se ky zanat ndër më të vjetrit në qytet mund të shuhet.
Një zanatli tjetër që nuk rregullon asgjë por vetëm ushqen merret me pëllumba të cilët i kultivon në disa gjenerata.
