Zëdhënësja e KE-së: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të proceduar me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin. “Jemi duke pritur nga të gjithë partnerët që të finalizojnë agjendat e reformave. Siç e dini, agjendat e tyre të…

Lajme

05/07/2024 16:08

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se janë në pritje të finalizimit të agjendave të reformave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të proceduar me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin.

“Jemi duke pritur nga të gjithë partnerët që të finalizojnë agjendat e reformave. Siç e dini, agjendat e tyre të reformave përfshijnë fushat socio-ekonomike. Dhe, sigurisht, kur t’i marrim këto agjenda reformash, do të mund t’i vlerësojmë dhe miratojmë, padyshim pas konsultimit me vendet anëtare. Pra, kjo është ende duke pritur partnerët e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo në konferencën e sotme për media.

Ndërkaq, për rastin e Kosovës dhe të Serbisë, ajo tha se për këto shtete është i vendosur parakushti që lidhet me progresin në rrugën e tyre të normalizim të raporteve, derisa tërhoqi vërejtjen për vendet se rrezikojnë të humbin shumë mundësi nëse mungon progresi i kërkuar.

“Kur është puna te Kosova dhe Serbia është një parakusht për të bashkëpunuar në një mënyrë konstruktive në kornizën e zotimeve të dialogut dhe sigurisht kjo është një gjë që do të monitorohet dhe ne jemi duke pritur nga palët që të dërgojnë agjendat e tyre të reformave. Të dyja palët rrezikojnë të humbin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”.