Zëdhënësi i VV-së takohet me gazetarin e RTK-së që e ledhatoi Kurtin në intervistë, thotë se dikush i incizonte
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi sot ka treguar se është takuar me gazetarin RTK-së, Blerim Haxhiaj. Manxhuka tha se e pa një gazetar të Klanit që po i xhironte deri sa po e pinte kafen me gazetarin Haxhija. Postimi: “Sapo isha në takim me gazetarin Blerim Haxhiaj në një lokal në mes…

Lajme
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi sot ka treguar se është takuar me gazetarin RTK-së, Blerim Haxhiaj.
Manxhuka tha se e pa një gazetar të Klanit që po i xhironte deri sa po e pinte kafen me gazetarin Haxhija.
Postimi:
“Sapo isha në takim me gazetarin Blerim Haxhiaj në një lokal në mes të Prishtinës. Erdhi nje gazetare e KlanKosovës, kinse me telefon duke biseduar me dikë, ndërkohë shihej butoni i “Start/Pause” nga aeroplani, ishte duke na incizuar. Ftojmë t’i ndjekin edhe takimet me gazetarë/moderatorë të tjerë. Për më shumë na ndiqni sot në KlanKosova”.
Kujtojmë se gazetari, Haxhija u kritikua shumë për intervistën e realizuar me Kurtin, ku disa e quajtën intervistë ‘ledhatuese’ ndaj kreut te VV-së./Lajmi.net/