Zëdhënësi i LDK-së: Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka paralajmëruar ardhjen e një qeverie sipas tij të shpresës.

Lajme

13/08/2019 17:13

Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë zhvilluar takimin e radhës.

Lidhur me reagimet që kanë rrjedhur pas këtij takimi, ka komentuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, duke paralajmëruar ardhjen e një qeverie sipas tij të shpresës, transmeton Klan Kosova.

“Një takim, shumë panik! Merreni me qetësi, çuna!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Thjeshtë, po vie Qeveria e Shpresës”. /Lajmi.net/