Zbulohet vlera e bizhuterive të vjedhura nga Muzeu i Luvrit
Një vjedhje spektakolare ndodhi në Muzeun e Luvrit në Paris më 19 tetor 2025, ku një grup hajdutësh arriti të vjedhë 8 pjesë të çmuara të bizhuterive të kohës së Napoleonit, me një vlerë prej rreth 88 milionë eurosh. Operacioni zgjati vetëm shtatë minuta dhe u realizua në mëngjes, menjëherë pas hapjes së muzeut. Hajdutët…

Bota
Një vjedhje spektakolare ndodhi në Muzeun e Luvrit në Paris më 19 tetor 2025, ku një grup hajdutësh arriti të vjedhë 8 pjesë të çmuara të bizhuterive të kohës së Napoleonit, me një vlerë prej rreth 88 milionë eurosh.
Operacioni zgjati vetëm shtatë minuta dhe u realizua në mëngjes, menjëherë pas hapjes së muzeut.
Hajdutët përdorën shkallë mobile për të hyrë në Galerinë Apollo, duke thyer vitrinat dhe marrë bizhuteritë që i përkisnin perandorëve dhe mbretërve francezë të shekullit XIX.
Në mesin e objekteve të vjedhura ishin një kurorë diamanti dhe smarald që i përkiste Eugénie, gruas së Napoleonit III-të dhe një varëse diamanti dhe smaraldi që Napoleon ia kishte dhuruar Marie-Louise, raporton theguardian.
Një pjesë e bizhuterive u braktisën gjatë arratisjes, duke përfshirë një kurorë dhe disa mjete të përdorura gjatë vjedhjes. Disa prova, si një jelek i verdhë me gjurmë ADN-je, janë gjetur në vendin e ngjarjes.