Zbulohet virusi që i bën njerëzit ‘budalla’

Një virus që e infekton trurin e njeriut dhe e bën më ‘të trashë’ është zbuluar, sipas shkencëtarëve në SHBA.

Lifestyle

12/11/2014 11:52

Virusi i algave, që nuk është vënë re kurrë më parë në njerëzit e shëndetshëm, u zbulua se ndikon në funksionet njohëse, duke përfshirë përpunimet vizuale dhe hapsirën e vetëdijes.

Shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins në Universitetin e Nebraska-së e zbuluan këtë virus kur ishin duke bërë një një studim në mikrobet e fytit, transmeton Lajmi.net.

Çuditërisht, studiuesit gjetën se ADN-të e indeve të shëndetshëm në fyt përputheshin me ADN-në e virusit të njohur për infektimin e algave të gjelbërta.

Dr.Robert Ylken, një virusolog i cili udhëhoqi studimin, thotë: “Ky është një shembull i mrekullueshëm që tregon se mikroorganizmat e vegjël që ne i mbajmë mund të kenë efekt në njohje dhe sjellje”.

“Shumë dallime fiziologjike në mes të dy personave janë të koduara në setin e gjeneve që trashëgohet secila nga prindërit, por disa nga këto dallime janë të nxitura nga mikroorganizmat e ndryshme që ne i marrim dhe nga mënyra se si ata ndërveprojnë me gjenet tona”, shtoi ai.

Organet e njeriut përmbajnë triliona baktere dhe viruse. Shumica janë të padëmshme, por rezultatet e këtij studimi tregojnë se ka disa mikrobe që mund të kenë ndikim të dëmshëm në funksionet tona njohëse, transmeton Lajmi.net.

Gjetjet e studimit u publikuan në Akademinë Kombëtare të Shkencave.