Zbulohet transferimi i parë i Bayernit në janar
Sandro Wagner do të jetë transferimi i parë i Bayern Munich në afatin kalimtar të janarit.
Sport
Bayern Munich dhe Hoffenheim sipas raporteve të medieve në Gjermani, kanë gjetur akordin për sulmuesin 30 vjeçar.
Wagner në fillim të karrierës së tij ka qenë pjesë e Bayernit, për të vazhduar karrierën pastaj te MSV Duisburg, Bremen, Kaiselautern, Hertha e Darmstad.
Sulmuesi i kombëtares gjermane në 40 paraqitje për Hoffenheim ka shënuar 15 gola./Lajmi.net/