Zbulohet shkaktari i formës së dobët të Kepas
Forma e dobët e Kepa Arrizabalagas së Chelseat mund të jetë për shkak të ndarjes së këtij të fundit nga bashkëshortja e tij, raportojnë mediat në Spanjë.
Sport
28-vjeçari nuk po kalon formë të mirë me Blutë, dhe sipas raportimeve të fundit Lampard ka vendosur ta shesë spanjollin duke e zëvendësuar atë me Nick Pope të Burnleyt.
Në ndeshjen kundër Leicester Cityt, gardiani i portës së Spanjës u në stol nga Lampard me arsyetimin se po kalon një formë jo të mirë për momentin.
Sipas mediumeve në Spanjë ndarja nga e dashura ka afektuar në paraqitjet e ish-portierit të Athletic Bilbaos, duke bërë që të luajë shumë herë më të dobët sesa kur ishte i dashuruar, transmeton lajmi.net.
‘’Ai është keq për momentin. Prindërit e tij po tentojnë të shpenzojnë sa më shumë kohë me lojtarin, por disponimi i tij është shumë i ulët’’, shkruan Marca.
Kepa u ble nga Athletic Bilbao për shifrën e 80 milionë eurove. Lojtari ishte ndër pikat më të forta të Chelseat deri para pak muajsh. /Lajmi.net/