Zbulohet se sa i kushtoi Vjosa Osmanit grimi te Sellma

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur grimeren e njohur për një makijazh të lehtë.

ShowBiz

08/04/2021 14:28

Sellma njihet për kujdesin ndaj fytyrave të njohura publike duke u nisur nga estrada e deri te politikanët, shkruan lajmi.net.

E kësaj radhe ka zgjedhur edhe presidenten e sapo zgjedhur t’i bëjë një grim e cila mori vëmendje në rrjete sociale me fotografinë e publikuar.

Në të njëjtën kohë, Sellma edhe e ka uruar për postin duke i dëshiruar shumë suksese.

Përveç tjerash, komentuesit janë interesuar për çmimin që grimerja ia ka caktuar presidentes për makijazhin profesional.

Sellma është përgjigjur se e ka realizuar falas. /Lajmi.net/