Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj Kuvendin e Partisë. Pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ofrimi i dorëheqjes nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net. Në rast se delegatët e LDK-së votojnë për dorëheqjen e tij, atëherë hapet gara për kryetar të ri ku tash veç se dihet një…

Lajme

29/01/2026 22:14

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj Kuvendin e Partisë.

Pika kryesore e rendit të ditës do të jetë ofrimi i dorëheqjes nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net.

Në rast se delegatët e LDK-së votojnë për dorëheqjen e tij, atëherë hapet gara për kryetar të ri ku tash veç se dihet një kandidat.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka bërë publike kandidaturën e tij për të qenë i pari i partisë.

Megjithatë, Hoti nuk pritet të jetë i vetmi.

Sipas ish-deputetit të LDK-së, Blerim Grainca kandidat do të jetë edhe Ismet Beqiri. Ai këtë e konfirmoi në Kanal10.

“Duke ardhur bisedova me Ismet Beqirin edhe e ngacmova se për kë do të votoj, më tha për vete se do të jem kandidat edhe unë”, tha Grainca./lajmi.net/