Zbulohet një plantacion me 500 bimë kanabis në Gjilan, tre të arrestuar (PAMJE)
Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë, ka zbuluar dhe lokalizuar një plantacion me rreth 500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit. Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se bimët narkotike…

Lajme
Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë, ka zbuluar dhe lokalizuar një plantacion me rreth 500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se bimët narkotike ishin të mbjella në katër sera dhe ndodheshin në një fazë të avancuar të zhvillimit.
Gjatë operacionit policor, përveç bimëve, është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, si dhe dëshmi të tjera materiale që lidhen me veprimtarinë e dyshuar kriminale.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Krasniqit, prokurori kujdestar është njoftuar, ndërsa shkatërrimi i lëndëve narkotike do të bëhet në koordinim me organet kompetente, sipas procedurave ligjore në fuqi./lajmi.net/