Zbulohet logoja e re e Interit
Logoja e re e Interit u zbulua falë një kërkesë për markën tregtare të paraqitur nga klubi.
Sport
Logoja e re aksidentalisht u zbulua nga Nike në fundin e janarit dhe tani Footyheadlines ka treguar se si do të duket, transmeton lajmi.net.
Pritet që kjo zyrtarisht të prezantohet muajin e ardhshëm, pra në mars.
Logoja e re është rrethore me shkronja të bardha të stilizuara që përshkruhen nga sfondi me ngjyrë të kaltër të mbyllur.
Në logo, vërehen shkronjat I dhe M, për Inter Milano, por gjithashtu mund të lexohet edhe ‘Unë’ për të forcuar lidhjen mes klubit dhe tifozërisë së tyre./Lajmi.net/