Zbulohet laborator i dyshuar për kultivim të narkotikëve në Graçanicë

Njësitë policore kanë zbuluar një laborator të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike në Graçanicë. Sipas raportimit, rasti ka ndodhur më 21 prill 2026 rreth orës 21:00, kur policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, ku gjatë bastisjes është hasur në një hapësirë që dyshohet se shërbente si laborator për kultivimin e narkotikëve, transmeton lajmi.net.…

Lajme

22/04/2026 08:56

Njësitë policore kanë zbuluar një laborator të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike në Graçanicë.

Sipas raportimit, rasti ka ndodhur më 21 prill 2026 rreth orës 21:00, kur policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, ku gjatë bastisjes është hasur në një hapësirë që dyshohet se shërbente si laborator për kultivimin e narkotikëve, transmeton lajmi.net.

Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe po ndërmerren veprime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të tij.

Postimi i plotë: 

PRODHIM DHE PËRPUNIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE, ANALOGE APO VEGLAVE, PAJISJEVE APO MATERIALEVE NARKOTIKE

Graçanicë 21.04.2026-21:00. Njësitë policore kanë kontrolluar një objekt të pa banuar ku kanë has në një laborator i cili dyshohet se ishte përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Rasti vazhdon të hetohet./lajmi.net/