Zbulohet formacioni i Realit për ndeshjen e parë të La Ligas

Sipas raporteve më të fundit sportive, mësojmë se Benitez ka zbuluar dhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë në ndeshjen e parë të La Ligas.

Sport

07/08/2015 10:51

Partido a Partido raporton se Rafael Benitez ka zbuluar formacionin më të cilin do të zbresë skuadra e Realit në fushë në ndeshjen e parë të La Ligas.

Në këtë formacion, pritet të mungojë Karim Benzema, teksa lojtarët si Ronaldo, Bale, Isco, James dhe Kroos do të jenë në fushë nga minuta e parë.

Gjithashtu, në këtë formacion do të mungojë Modric, vendin e të cilit do të zë Casemiro.

Formacioni: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos; James, Gareth Bale, Isco; Cristiano Ronaldo.