Zbulohet data e publikimit të këngës së Capital T me Alban Skënderaj

Capital T padyshim është njëri ndër reperët më të suksesshëm dhe më të dashur njëkohësisht.

ShowBiz

23/05/2022 14:21

Ai ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

E kësaj radhe me këngëtarin nga Shqipëria, Albana Skënderaj.

Me postimin e tri imazheve në llogarinë e tij në ‘Instagram’, reperi zbuloi se kënga “Një natë”, do të publikohet me datë 28 maj.

“Ruajeni datën”, ishte mbishkrimi i postimit, duke paralajmëruar që super projekti është afër publikimit.

Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi në vitin 2013 ata publikuan bashkëpunimin e tyre “Një ëndërr”, e cila rezultoi mjaft i suksesshëm./Lajmi.net/