Zbulohet 180 kg marijuanë brenda në serbatorin e kamionit (Video)

Një sasi prej 180 kg marijuanë është sekuestruar në portin e Durrësit.

Lajme

03/11/2016 15:33

Lënda narkotike u zbulua nga policia kufitare  gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion  me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057.

Droga e ndarë në 165 pako ishte fshehur  në brendësi të dy serbatorëve të karburantit.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Altin Avdurramani 28  vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentative.

YouTube player