Zbulohen performancat e 2016 Audi TT para shfaqjes në LA

Debutimi i modelit të ri TT të Audi do të bëhet këtë javë në shfaqjen e veturave në LA.

Auto & Tek

18/11/2014 18:54

Gjenerata e tretë e TT nga Audi ka qenë me ne për rreth gjashtë muaj, gjatë kësaj kohe ne kishim shkruar shumë për makinën e përfolur, dhe tani gjithçka pothuajse është zyrtare për këtë makinë.

Tani, modeli i ri TT është gati për të debutuar në SHBA, ku do të shfaqet në shfaqjen e veturave në Los Angeles këtë javë, transmeton Lajmi.net.

Ajo çfarë është mësuar është se 2016 Audi TT do të përmbajë një motor 2.0 litërsh me katër cilindër, që do të prodhojë 220 kuaj-fuqi dhe 258 çifte rrotulluese.

Të gjitha modelet do të jenë në dispozicion me një marsh S tronik të shpejtësive me dy boshte të transmisionit.