Zbulohen kandidatët potencial për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin te Real Madrid

Skuadra e Real Madridit është duke punuar për të ardhmen dhe në rast të largimit të Carlo Ancelottit, si opsion ka katër zëvendësues. Trajneri italian ka në tavolinë një ofertë nga Kombëtarja e Brazilit dhe në rast që nuk e fiton asnjë titull me ekipin spanjoll mund të largohet në fund të sezonit, shkruan Lajmi.net…

Sport

15/03/2023 12:40

Skuadra e Real Madridit është duke punuar për të ardhmen dhe në rast të largimit të Carlo Ancelottit, si opsion ka katër zëvendësues.

Trajneri italian ka në tavolinë një ofertë nga Kombëtarja e Brazilit dhe në rast që nuk e fiton asnjë titull me ekipin spanjoll mund të largohet në fund të sezonit, shkruan Lajmi.net

Ashtu siç shkruan BILD.de, Real Madrid ka menduar për katër emra si zëvendësues. Një prej tyre është gjermani, Thomas Tuchel – i cili u shkarkua nga Chelsea në vitin 2022.

Po ashtu kësaj liste i shtohen edhe emrat tjerë, si Mauricio Pochettino, Xabi Alonso dhe legjenda e klubit, Raul. Ky i fundit për momentin është në ekipin e të rinjëve te ekipi nga ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/