Zbulohen fotografi të Golf 8, ja se si do të duket

Viti 2019 po premton të jetë vit historik për Volkswagen.

Auto & Tek

21/01/2019 16:30

Kjo argumentohet me faktin se prodhuesi gjerman i makinave për herë të parë ka lansuar në treg makinën elektrike për këtë vit. Ekuivalent për nga rëndësia është edhe plasimi i gjeneratës së 8-të të Golfit, transmeton lajmi.net.

Prodhimi i makinave nga kjo gjeneratë u paralajmërua prej kompanisë Volkswagen më qershor të vitit të kaluar, megjithëse dizajnet e makinës janë paksa të mjegullta.

Megjithatë, falë disa fotografive të publikuara nga një përdorues i Instagram-it ne do të marrim një pamje të saktë të modelit zyrtar të Golf 8-shit.

Ngjashëm si Porsche 911 i 2020-ës, ndryshimet e reja të dizajnit të Golf-it nuk janë drastike, pasi që Volkswagen kuptohet se nuk dëshiron të ballafaqohet me një formulë të suksesshme. /Lajmi.net/