Zbulohen fishekë kontrabandë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinor janë zbuluar rreth 75 copë të fishekëve. Municioni është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

Lajme
Oficerët doganorë dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës së fishekëve gjatë patrullimit në rajonin e Vitomiricës, në fshatin Cerkolez.
Ata kanë ndaluar një automjet të llojit Passat për një kontroll rutinore.
“Gjatë kontrollit Njësitet Doganore kanë zbuluar sasi të fishekëve rreth 75 copë. Menjëherë pas zbulimit Oficerët i kanë konfiskuar fishekët, dhe ua kanë dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
“Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme”, thotë Dogana.