Zbulohen fanellat e Juventus për sezonin 2020/21

Janë zbuluar fanellat e Juventus për edicionin 2020/21.

Sport

29/11/2019 20:45

Fanellat që Juventus do t’i bartë për ndeshjet si nikoqir janë zbuluar, dhe skuadra duket se është kthyer në dizajnin e vjetër.

Fanella me vijat bardh e zi do të kthehet nga sezoni i ardhshëm, bazuar nga fotografitë që janë publikuar nga ‘Footyheadlines’, përcjell lajmi.net.

Shmangja nga fanella tradicionale këtë edicion duket sikur kishte ngjallur pakënaqësi tek tifozët, kështu që Juve është kthyer në tradicionalen.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografitë ku mund t’i shihni fanellat. /Lajmi.net/