Ymeri i kundërpërgjigjet Kërçelit pas akuzave për vëllain e saj: Përmende emrin dhe të vjen padia

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i cili në emisionin “Pressing” të T7 pretendoi se vëllai i saj është i përfshirë në tregtinë e energjisë elektrike. Gjatë intervistës, Kërçeli foli për pretendimet se familjarë të deputetëve të LDK-së merren me tregtimin…

Lajme

11/11/2026 22:34

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i cili në emisionin “Pressing” të T7 pretendoi se vëllai i saj është i përfshirë në tregtinë e energjisë elektrike.

Gjatë intervistës, Kërçeli foli për pretendimet se familjarë të deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës, duke përmendur edhe vëllain e një deputeteje që, sipas tij, vazhdimisht ngre çështjen e energjisë, transmeton lajmi.net.

Pas këtyre deklaratave, në emision është lidhur drejtpërdrejt deputetja Janina Ymeri, e cila i ka kërkuar Kërçelit që ta bëjë publik emrin e vëllait të saj.

Ymeri e paralajmëroi atë se do të përballet me padi nëse përmend emrin e familjarit të saj dhe pretendimet nuk i dëshmon.

“Përmende emrin sepse unë i kam tre vllazni, tash le ta përmend emrin dhe i vjen padia e tregon sesi vëllai jem merret me tregti”, ka deklaruar Ymeri.

Përplasja erdhi pas akuzave të Kërçelit për përfshirjen e familjarëve të përfaqësuesve të LDK-së në tregtinë e energjisë elektrike./lajmi.net/