Zbulohen detaje të reja/ Policja vrau vetëm vëllanë e madh, ky është rrëfimi i fqinjëve

Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe vetën

Lajme

18/02/2020 16:17

E dyshuara Valdete Bllaca, sipas dëshmitarëve nuk ka qenë person problematik.

Ata për lajmi.net kanë treguar se asnjëri nga vëllezërit, madje as Valdetja nuk ka qenë e martuar.

Sipas disa versioneve që po qarkullojnë nga të afërmit, vëllai i madh ka qëlluar me armë fillimisht babanë dhe nënën, e po ashtu vëllanë e vogël.

Tutje, Valdete Bllaca më pas ka shtënë mbi vëllanë e madh dhe veten. /Lajm.net/

LEXO EDHE:

Flasin fqinjët, policja që kreu vrasjen në Gjilan ishte e suspenduar