Zbulohen detaje të reja për iPhone SE2

Telefoni i ri i Apple është rrugës për plasim, i cili mund të kushtojë 300 dollarë më pak se iPhone 11.

Auto & Tek

15/10/2019 14:33

Një raport nga analisti i Apple, Ming-Chi Kuo, i cili ka një parashikim të saktë për pjesën e harduerit të ardhshëm të Apple, thotë se iPhone SE 2 do të kushtojë 399 dollarë dhe do të vijë në tre ngjyra të dallueshme, transmeton lajmi.net.

Kuo parashikon që mjeti kominkues gjithashtu do të jetë i disponueshëm me dy nivele, një version prej 64 GB dhe një version prej 128 GB.

Tutje, Apple do ofrojë pajisjen me tri ngjyra, siç janë: gri, argjend dhe ngjyrë të kuqe.

Parashikimet e çmimeve pasojnë nga një raport të ngjashëm nga java e kaluar, i cili tha se projekti i gjigantit teknologjik mund të lansojë pajisjen në fillim të vitit 2020. /Lajmi.net/