Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e Conor McGregor

Conor McGregor është arrestuar në orët e para të këtij mëngjesi jashtë një hoteli në Miami.

Sport

12/03/2019 09:51

Conor McGregor ishte duke e festuar ditëlindjen e 60-të të nënës së tij, gjersa bëri një veprim të shëmtuar.

Ylli i UFC është arrestuar nga policia në Mimai, pasi kishte goditur një fans të tij, duke i gjuajtur telefonin në tokë, ndërsa më pas ka pësuar padia, përcjell lajmi.net.

McGregor ishte dërgua në mbajtje nga policia, ndërsa është detyruar të paguajë edhe një gjobë rreth 10 mijë euro.

Gjithashtu, irlandezi është duke u akuzuar edhe për grabitje të armatosur dhe disa vepra të tjera penale.

Fani i McGregor, Ahmed Abdirzak, kishte nxjerrur telefonin që ta fotografonte atë, por situata eskaloi, duke përfunduar me gjobën e lartcekur. /Lajmi.net/