Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026
MTV Video Music Awards i kushtohet festimit të artistëve më të mëdhenj të vitit dhe videoklipeve më të spikatura muzikore, përmes performancave, çmimeve dhe shumë të tjerave tash e 42 vite. Fituesin e zgjedhin fansat, ku ata mund të votojnë për artistët e tyre të preferuar në kategori të caktuara përmes faqes zyrtare të MTV-së…
ShowBiz
MTV Video Music Awards i kushtohet festimit të artistëve më të mëdhenj të vitit dhe videoklipeve më të spikatura muzikore, përmes performancave, çmimeve dhe shumë të tjerave tash e 42 vite.
Fituesin e zgjedhin fansat, ku ata mund të votojnë për artistët e tyre të preferuar në kategori të caktuara përmes faqes zyrtare të MTV-së ose përmes platformave zyrtare në rrjete sociale.
Procesi i votimit për VMA-të ndahet në disa kategori dhe nën kategori, kurse nominimet në kategoritë kryesore janë bërë publike nga organizatorët.
Për ‘Video e Vitit’ të nominuarit vijojnë si më poshtë:
1.“hate that i made you love me” – Ariana Grande2.“I Just Might” – Bruno Mars3.“Storm” me Yung Lean – GENER8ION -!- 4.“Confessions II – Film” – Madonna5.“Tears” – Sabrina Carpenter6.“The Fate of Ophelia” – Taylor Swift
Për çmimin ‘Kënga e Vitit’, VMA ka nominuar këtë vit:
1.“Swim” – BTS2.“Choosin’ Texas” – Ella Langley 3.“Golden” – HUNTR/X: EJAE, Audrey Nuna & REI AMI4.“Bring Your Love” – Madonna ft. Sabrina Carpenter5.“Man I Need” – Olivia Dean6.“Stateside” + Zara Larsson – PinkPantheress & Zara Larsson7.“WHERE IS MY HUSBAND!” – RAYE
Kurse çmimi ‘Artisti i Vitit’, pritet të rrëmbehet këtë vit nga:
1.Ariana Grande2.Bruno Mars3.Madonna 4.Morgan Wallen 5.Sabrina Carpenter 6.Taylor Swift
Publikimi i rezultateve dhe ndarja e çmimeve do të bëhen në Los Anxhelos më 27 shtator.